Shkup, gjyqi ndaj shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shkup nisi sot gjykimi i tetë shqiptarëve të akuzuar për dhunën e shkaktuar në protestat e dy javëve më parë, të organizuara kundër rastit "Monstra". Prokuroria, nisur nga vlerësimi i dëmeve materiale të shkaktuara nga protesta e dhunshme, kërkon që të akuzuarit të paguajnë 28 mijë euro dëmshpërblim për xhamat e thyer të Gjykatës Themelore të Shkupit. Ndërkaq, dëmshpërblim, në një shifër të pacaktuar, kërkojnë edhe të punësuarit e Gjykatës, për stresin dhe frikën që iu është shkaktuar në ditën e protestës. Kërkesa do t'i bashkëngjitet për në seancën e radhës akt-akuzës së parë të Prokurorisë. Në seancën e sotme dëgjimore, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa avokatët mbrojtës thanë se dy fotografitë e prezantuara nga ana e prokurorisë, nuk mjaftojnë për të dëshmuar fajësinë e të akuzuarve. Protesta e 4 korrikut në Shkup, kundër dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për çështjen "Monstra", degjeneroi në përplasje mes manifestuesve dhe policisë. Shqiptarët akuzojnë autoritetet për ushtrim të dhunës.

Recommended