Dëshmon Shpëtim Gjika, hedh poshtë akuzat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, se ka kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës me lejet e ndërtimit. Në dëshminë e tij në seancën e radhës në Gjykatë, Gjika sqaroi se të dyja lejet e ndërtimit, për të cilat ai akuzohet, janë shqyrtuar në këshillin e rregullimit të territorit të bashkisë dhe më pas janë miratuar, ndërsa pronarët e truallit kanë patur kontratë legalizimi. Lidhur me pretendimet e prokurorisë se lejet nuk kanë kaluar në këshillin teknik të KRT-së, kryebashkiaku Gjika tha se mendimi i këshillit teknik nuk është i detyrueshëm dhe nuk ka fuqi ligjore. E pranishme në seancë ishte edhe e pandehura tjetër Eleni Dardha e cila nuk pranoi të dëshmonte. Sipas prokurorisë Shpëtim Gjika, dyshohet se në bashkëpunim me vartësen e tij Eleni Dardhaj ka falsifikuar dy leje ndërtimi, mbi bazën e të cilave janë ngritur ndërtime shumëkatëshe, në zonën e njohur si "3 racat" dhe në lagjen "Pavarësia" në Vlorë.

Recommended