Kaosi me biletat e invalidëve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kategoritë që  përfitojnë nga udhëtimi falas në autobusët qytetas rrezikojnë të mos e përfitojnë këtë privilegj pavarësisht të drejtës që u jep ligji. Mosnjohja e kartave të invaliditetit nga ana e linjave urbane që nga fillimi i këtij muaji ka ndezur debate mes tyre, shoqatave të invalidëve dhe  institucioneve publike, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe bashkisë së kryeqytetit. Duke udhëtuar në nja nga linjat e qytetit ministri Erjon Veliaj ka deklaruar se me këtë çështje do të merret personalisht duke shfrytëzuar forcën e ligjit. Sipas ministrit udhëtimi i atyre që kanë librezën e invalidit duhet të jetë falas dhe pas gjithë kësaj problematike fshihet Bashkia e Tiranës. Nga ana tjetër nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo pas një tryeze bisedimi me operatorët e transportit urban dhe me shoqatat e invalidëve deklaroi se për të mos krijuar tensione të mëtejshme do t'i jepet një afat një mujor qeverisë për të miratuar aktet nënligjore të ligjit për Transportet rrugore të ndryshuar që ka hyrë në fuqi që në muajin maj. Në të njëjtin mendim janë edhe shoqatat e invalidëve si ajo e të verbërve dhe  shoqata e para dhe tetraplegjikëve. Operatorët e linjave urbane në kryeqytet gjatë këtyre 30 ditëve nuk do të pengojnë udhëtimin falas të invalidëve. Por nëse operatorët e linjave urbane kërkojnë të mos marrin përsipër udhëtimin falas të kategorive që e gëzojnë këtë të drejtë, ndaj tyre do të merren masa ligjore  deri ne heqjen e licencës. Madje sipas ministrit Veliaj do të përdoren mekanizmat ligjorë si policia dhe prokuroria.
Recommended