AKEP: Pa paguar faturën nuk bart dot numrin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk kane qene te pakta rastet kur nje përdorues celulari me numer me kontrate pasi konsumon nje shume te caktuar kohe bisede vendos te bartë numrin pa paguar faturen. Ky fenomen ka krijuar ne kohe se sere borxhesh, ndaj agjencia e komunikimeve elektronike ka marre vendim per te parandaluar kete situate. Pjese e ketyre ndryshimeve qe kane hyre ne fuqi nga data 25 prill jane edhe marrëdhëniet e reja te abonentit dhe operatorit.Nese keni detyrime te papaguara, pas nje njoftimi qe do t'ju beje kompania, brenda dy javesh duhet te kryeni pagesën, ne te kundërt ndërpritet sinjali. Nje tjeter risi qe ka vendosur Autoriteti i Komunikimeve Elektronike është edhe fakti se nuk do te kete bartje numri pa përdorur karten Sim te pakten per tre muaj. Rreth tre vjet me pare u vendos qe abonentët mund te mbanin te njëjtin numer duke ndërruar kompaninë. Por kjo situate solli nje konkurrence mes operatoreve, e cila u shoqërua edhe me borxhe te papaguara.
Recommended