Plazhi i Golemit, ketë vit turizëm pa ndotje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht kapricove të motit pranveror, sezoni turistik është në prag. Dhe ketë e ndjen sapo le pas të përditshmen tende dhe zhurmën e kryeqytetit. Ka mjaftuar dielli i fundjavës, që plazhi i Golemit të ishte zgjedhja për ata që edhe në këto temperatura guxojnë të bëjnë plazh. Golemi edhe për shkak të largësisë jo më shumë se 30 minuta nga Tirana, është një destinacion i preferuar. Janë 150 subjekte të shtrira përgjatë 6 kilometrave vije bregdetare, të kësaj zone. Hotele, restorante e bare që presin në një sezon të paktën 20 mijë turistë. Këtë vit plazhi i Golemit nuk do të vuajë më ndotjen as nga ujërat e zeza dhe as nga mbeturinat. Kryetari i komunës na tregon se kjo verë do ta gjejë Golemin, një nga plazhet më të pastër në vend. Në Hotel "Marina", na tregojnë se tashme kanë mbyllur një pjesë të prenotimeve. I vendosur pranë detit, ai ju jep mundësinë turisteve të shijojnë këtë pamje nga dhomat e tyre. Prenotimet këtu nisin në mes të majit, për të vijuar deri në shtator. Me një kapacitet prej 80 personash, hoteli mirëpret jo vetëm turistët shqiptarë, por edhe ata të huaj. Shijimi i ushqimeve të larmishme merr një tjetër kuptim kur je me pushime. Disa duan të eksperimentojnë me shijet, për disa të tjerë tradicionalja nuk zhgënjen asnjëherë. Pak metra larg marinës, një tjetër restorant, "Ujëvara", vjen këtë vit tërësisht i rikonstruktuar me një pamje të re. Për të apasionuarit pas picave, gatuhet me furrë druri në verandë.

Recommended