ILDKP: Gjin Gjoni fshehu e falsifikoi pasurinë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzon penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme, Gjin Gjonin, gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, njëherësh edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas kontrollit të kryer, ILDKP akuzon Gjonin se ka fshehur dhe ka bërë deklarim të rremë të pasurisë. Inspektorati ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj gruas së Gjonit, Elona Çaushi, e cila, në cilësinë e bashkëshortes, ka detyrim ligjor që edhe ajo të deklarojë saktë pasurinë, gjë që nuk e ka bërë. Në lidhje me falsifikim të dokumenteve dhe bashkëpunim në mashtrim, nën akuzë janë edhe noterët Margena Çela e Gentiana Shkodra,të cilat ashtu si bashkëshortja dyshohet se kanë nihmuar në këtë falsifikim të pasurisë.
Recommended