Korçë, panairi i Pranverës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fundjava në qytetin e Korçës ka ofruar shumëllojshmëri aktivitetesh për të gjithë qytetarët, por dhe për vizitorët e shumtë nga rrethet e tjera të vendit, madje dhe turistë të huaj. Aktivitetet në fakt janë pjesë e panairit të pranverës që vazhdon deri me datë 20 prill në qytet, por protagonistët e saj janë më së shumti fëmijët. Sipas nënkryetares së bashkisë së Korçës, Benila Terova, këto organizime që krijojnë në qytet një panoramë me të vërtetë pranverore që shkon në sinkron me kohën, janë edhe një vlerë e shtuar për atë që ofron ky qytet për këdo. Gjatë ditëve të panairit që zhvillohet në pedonalen e qytetit, nxënësit e shkollës së muzikës këndojnë këngë tradicionale korçare. Ky aktivitet dy javor do të ketë kulmin e vet me panairin e poçerisë një nga më të njohurit në të gjithë vendin në llojin e vet.

Recommended