Skema e re e pensioneve, hyn në fuqi më 1 janar 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 1 janar 2015 në Shqipëri do të nisë zbatimi i skemës së re të pensioneve. Ajo do të funksionojë sipas parimit sa më shumë kontribuon aq më të lartë do ta kesh pensionin. Skema parashikon kështu të heqë kufirin e pensionit maksimal. Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj ka sqaruar se pensionin social nuk do ta përfitojë kushdo pa plotësuar më parë këto kushte. Skema parashikon rritje të moshës së daljes në pension, por ajo do të hyje në fuqi vetëm për brezin e ri. Pas miratimit të draftit ai do të kalojë në një proces të gjatë konsultimi politik dhe kombëtar, kryesisht me të rinjtë që janë shtresa që preken më shumë nga rregullat e reja. Sipas Veliajt, me deficitin e krijuar nëse nuk nis zbatimi i shpejtë i skemës, vendi rrezikon të hyjë në një krizë të re ekonomike.