Meta nderon Jasharajt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka garantuar Kosovën për mbështetjen e Tiranës zyrtare ne arenën ndërkombëtare. Gjate takimit me Ministrin e Jashtem Enver Hoxhaj, Meta ka theksuar se çështja e Kosovës do të përfshihet në gjithë takimet e zyrtareve të lartë të Shqipërisë. Hoxhaj dhe Meta kanë rënë dakord se dy qeveritë shqiptare duhet të ecin përpara me projekte konkrete ekonomike dhe infrastrukturore të përbashkëta. Pjese e axhendes se Kryetarit te Kuvendit në Kosovë ka qene edhe vizita tek kulla e Jasharëve në Prekaz. "Sot me këtë rast duke falënderuar edhe mikun tim Murat Jashari dhe gjithë familjen e Jasharëve për gjithçka kanë bërë për çështjen kombëtare, jo vetëm për çështjen e Kosovës, dua njëkohësisht të shpreh edhe një herë tjetër vlerësimin më të lart për luftën e popullit të Kosovës, për luftën e UÇK-së, e cila ishte një luftë e imponuar, ishte një luftë e drejtë, ishte një luftë e cila jo vetëm i dha Kosovës lirinë, i dha Kosovës pavarësinë, por njëkohësisht hapi një perspektivë të shkëlqyer evropiane për të, por edhe për rajonin tonë". Gjatë vizitës në Kosovë kreu i Kuvendit Meta ka takuar edhe liderët e partive politike shqiptare si dhe përfaqësuesit e komunitetit të pakicave në Kuvendin e Kosovës.

Recommended