Meta: "Venecia" u keqpërdor nga mazhoranca - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta tha se mazhoranca ofendoi rëndë Komisionin e Venecias me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një ditë para ardhjes së delegacionit të Venecias.Sipas kreut të shtetit, ndryshimet e ligjit që i heq kompetencat Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shkelin hapur Kushtetutën.Në konferencën e jashtëzakonshme, Ilir Meta nënvizoi se nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP. Ndërsa i kërkoi ndjesë Komisionit të Venecias "që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funksion të realizimit final të grushtit të shtetit"."Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias se në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë e pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias. Atentat i mazhorancës ndaj kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit. Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P, do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit", deklaroi Ilir Meta.
Recommended