Mungojnë ilaçet, farmacitë nuk furnizohen për 10 perqindëshin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Heqja e TVSH-së së ilaçeve përveç kaosit të krijuar me çmimet nëpër farmaci, po sjell një tjetër problem, mungesa të mëdha në medikamente. Farmacistet nuk po furnizohen më, në pritje të importeve të reja pa TVSH. Por ndërkohë nga ana e tyre grosistet nuk po nxjerrin në treg ilaçet e importuara pas datës 1 prill, pasi duan të heqin stokun e tyre. Çdo ilaç që shikoni në farmaci ka çmimin me TVSH dhe farmacistja pohon se nuk do ta ulë 10% pa pasur më parë një urdhërese zyrtare se humbjet do t'u rimbursohen në fund të vitit nga tatimet. Kjo paqartësi po shoqëron 1500 farmacitë në të gjithë vendin. Urdhri i farmacisteve deklaron se në udhëzimin e Ministrisë së Financave nuk përcaktohet si do të veprohet me stokun pas datës 1 prill, por thuhet se deri në 31 mars ilaçet do të shiten me TVSH. Ministria e Shëndetësisë deklaron se është emetuar pulla e re pa TVSH për importet pas 1 prillit. Sipas saj, heqja e stokut të farmacive është një çështje që i takon Drejtorisë së Tatimeve që duhet të ushtrojë kontrolle dhe të marrë masa për subjektet që tregtojnë ende ilaçe me TVSH.

Recommended