"Ndryshim sistemit të taksave" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është përgjigja e pyetjes e cila për ditë me radhë u kthye në një objekt debati publik, lidhur me kushtet që do të shoqërojnë marrëveshjen e huasë mes qeverisë dhe FMN. Duke raportuar në komision detajet e kësaj marrëveshjeje, ministri Cani tha se rritja e tasave të sugjeruara në raportin e FMN janë plani "B" i qeverisë, në rast të një ecurie negative të ekonomisë. Duke folur për marrëveshjet, ministri përmendi se kushtet e vetme të huasë prej 330 milion euro janë në linjë me programin e qeverise, për miradministrim të taksave dhe tatimeve dhe ulje të kredive të këqija. Për opozitën kjo marrëveshje do të ketë kosto shtese për qytetaret. Por një tjetër kusht i marrëveshjes është edhe reforma në energjetikë, sektor që ministri Cani e konsideroi si alarmante gjendjen e tij, pasi është kthyer në një kërcenim serioz për buxhetin. Marrja e kredisë nga FMN nuk është një lajm pozitiv për  qeverinë, por kjo ishte rruga e vetme për t'i dhëne ekonomisë një frymëmarrje më të madhe. Marrëveshja me FMN-në pritet të miratohet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë.

Recommended