Makthi sjell probleme mendore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një studim i ri në Britani doli në përfundimin se gjumi i çrregullt te fëmijët mund të jetë një shenjë e pare e problemeve me shëndetin mendor në të ardhmen. Sipas shkencëtarëve britanikë, makthet e rregullta në fëmijëri, janë sinjali se në të ardhmen këta persona mund të vuajnë nga depresioni, apo probleme të ndryshme. Sipas studimit, pjesa më e madhe e fëmijëve kalojnë makthe gjatë gjumit, por ata që i kanë të rregullt, shfaqin shenja të çrregullimeve mendore të mëvonshme. Studimi u krye duke marrë në shqyrtim gjashtë mijë e 800 fëmijë të moshës 12-vjeçare. Prindërit e tyre janë pyetur nëse fëmijët kanë pasur probleme gjatë gjumit. Pas studimit është vënë re se fëmijët me probleme kishin haluçinacione, zhgënjime dhe pandehnin se mendimet e tyre kontrolloheshin nga të tjerët. Mjekët vlerësojnë se ky studim do t'i ndihmojë ata që të zbulojnë që në fëmijëri njerëzit, të cilët në të ardhmen mund të vuajnë nga depresioni apo sëmundje të ndryshme mendore.

Recommended