Kapet vrasësi i 2 të rinjve, fshihej tek vjehrri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ve në pranga autorin e dyshuar të ekzekutimit makabër të dy të rinjve nga Krujë, Shaban Babasi dhe Albert Kasalla në Durrës. Pas shpalljes në kërkim, Odise Verbofshi është kapur nga policia në juglindje të vendit, në piken kufitare të Kapshticës, teksa tentonte të kalonte në shtetin fqinje. Autori i dyshuar do të merret në pyetje ku pritet të japë detaje në lidhje me ekzekutimin e dy të rinjve dhe më pas djegien e tyre në makinë.Mbrëmjen e së premtes, policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Gazep Pili, i cili e ka ndihmuar Verbofshin të transportonte trupat e të rinjve dhe më pas t'u vinte flaken. Sipas policisë, dy viktimat, Albert Kasalla dhe Shaban Babasi, 27 dhe 34 vjeç, kishin shkuar në shtëpinë e Verbofshit në Shkozet, për të bërë pazar për një sasi droge. Duket se diçka ka shkuar keq, pasi në sherr e sipër, i zoti i shtëpisë ka qëlluar me armë në kokë dy personat, duke i lënë të vdekur në vend.Më pas, ai është ndihmuar nga Gazep Pili për t'i vendosur viktimat në makinën me të cilën ata kishin ardhur. Në këtë mënyrë i kanë transportuar deri në afërsi të tregut të makinave tek ish-Këneta dhe më pas i kanë vënë mjetit flakën për të zhdukur gjurmët. Policia arriti të identifikonte autorët pas shoqërimit të dy personave dhe marrjes në pyetje të rreth 40 të tjerëve. Ndërkohë, dy viktimat ishin persona me precedentë penalë, kryesisht për trafik të lëndëve narkotike.

Recommended