National Geographic: Moratoriumi ne Shqiperi, lajm i mirë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Nëse ka një vend në Evropë ku duhet të ndalohet gjuetia, ai është Shqipëria". Kështu është shprehur novelisti i  njohur, si vëzhgues i mirë i shpendëve, Jonathan Franzen, në revistën prestigjoze "National Geographic". Sipas Frazen, Moratorium i Gjuetisë nuk është një lajm i mirë vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet migratore, sidomos kontinenti afrikan, prej së cilit emigrojnë një masë e madhe shpendësh drejt Evropës çdo vit. " Shqipëria ka sistemin më të mirë të vendpushimit të shpendëve në të gjithë brigjet e Ballkanit. Prej të gjitha kohërave, shpendët që shtegtojnë nga Kontinenti Afrikan kanë mundur të pushojnë në Shqipëri, ku kanë gjetur kushtet e përshtatshme për ushqim e për t'u larguar më pas drejt maleve në Evropën Lindore dhe Qendrore ku edhe riprodhohen. Por vitet e fundit, si pasje e gjuetisë së paligjshme, qiejt e Shqipërisë po boshatiseshin nga zogjtë" Frazen ka përshëndetur vendimin e  qeverisë shqiptare për ndalimin e gjuetisë së çfarëdolloj kafshe në dy vitet e ardhshme, dhe  ka shpjeguar për "National Geographic" edhe ndikimet që ka patur gjuetia tek migrimi i shpendëve. "Çdo pranverë në Shqipëri vendosën me miliona shpendë shtegtarë, por shumë pak prej tyre dalin gjallë. Janë mbi 50 mijë pata që ulen në Shqipëri për t'i shpëtuar dimrit të ftohtë evropian, por ato sa po vjen edhe po rrallohen, çka mund të çojë deri në zhdukjen e këtyre specieve. Mund të shihen rosat fluturuese, të cilat e kanë të pamundur të ulen në brigjet shqiptare, pasi përgjatë tyre i presin gjuetarët e shumtë, të cilët kryejnë një gjueti gati të pakontrollueshme". Shqiptarët nuk janë të vetmit të pasionuar, të cilët kanë abuzuar me gjuetinë e pakontrolluar. Turistë të shumtë kanë udhëtuar ndër vite nga shtete të tjera sidomos nga Italia duke shfrytëzuar ligjet lehtësuese të vendit tonë, në krahasim me ligjet strikte të  Bashkimit Evropian mbi gjuetinë.