Dëmtohet Rruga e Gjinarit, 2 vjet pas inaugurimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 2 vite e gjysmë pas inaugurimit, rruga që lidh Elbasanin me Gjinarin dhe 30 fshatra të tjerë të kësaj zone, një segment 29 km i gjatë, për të cilin u investuan 500 milionë lekë, është tashmë në këtë gjendje. Në fakt, më problematike rruga është në stinën e shirave, ku rrëshqitja e tokës i bën të pakalueshme disa kthesa të rrezikshme në Shelcan. Banorët e kësaj zone dhe drejtuesit e mjeteve, që kalojnë përditë në këtë aks, thonë se ajo është bërë thuajse e papërdorshme dhe veç dëmtimit të makinave, po çon edhe në uljen e numrit të turistëve, drejt pikës turistike të Gjinarit. Cilësia e dobët e punimeve, mungesa e studimeve sizmike dhe e kanaleve kulluese kanë bërë që asfalti të pësojë çarje të mëdha, gati 1 metër thellësi. Kryetari i komunës Shushicë, Lutfi Lala, shprehet se janë gati studimet për ndërhyrjen në rrugë, por si gjithnjë, komunat nuk kanë fonde të mjaftueshme. Rruga e Gjinarit, është një nga investimet e dëmtuara brenda pak kohësh në Elbasan, por askush nuk mban përgjegjësi për fondet publikë, të shkuara dëm.

Recommended