Masa për cilësinë e naftës, jo çdokush do të blejë naftë bruto - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A do të dalin ndonjë herë në dritë emrat e kompanive që abuzojnë me karburantin? Për këtë pyetje e ka një përgjigje kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror Teknik Ardian Çela. Ne intervistën për Vizion Plus, zoti Ardian Çela shpjegon se problemi i cilësisë është shumë kompleks. Sipas tij, nafta bruto përpunohet në pika ilegale dhe shitet në treg si nafte importi, duke dëmtuar konsumatorët e duke iu shmangur taksave. Për t'i dhëne fund këtij fenomeni ai paraqet dhe paketën e propozimeve drejtuar qeverise. Nga ana tjetër hapja e rafinerive të reja që do të merren me përpunimin e naftës në vend do të miratohen vetëm me vendim qeverie. Shqipëria importon rreth 450 mijë ton naftë në vit dhe sipas të dhënave cilësia e saj është brenda standardit, ndërsa abuzimet ndodhin në tregun vendas e konkretisht në naftën që prodhohet në vend.

Recommended