"Kufiri detar, jo kusht për integrimin" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia mbështet pa kushte marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ambasadori grek në Tiranë Leonidas Rokanas ka shfrytëzuar konferencën për prioritetet e Athinës si kryesuese e BE, për të përsëritur pozicionin grek ndaj integrimit të Shqipërisë. Ambasadori Rokanas ka sqaruar se marrëveshja për ndarjen e kufirit detar nuk është kusht për integrimin e Tiranës zyrtare edhe pse për vetë Bashkimin Europian zonat ekskluzive ekonomike janë të rëndësishme. Sipas ambasadorit grek, Shqipërisë nuk iu refuzua statusi por thjesht u kërkua më shumë kohë. Sipas tij edhe pse ekzistojnë euroskeptiket, ata nuk janë arsyeja pse Këshilli Europian nuk mori një vendim pozitiv për Shqipërinë. Rokanas ka kërkuar nga Shqipëria të vazhdojë me reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit si rruga më e shpejtë për t'iu afruar BE.

Recommended