Energjia, familjarët janë debitorët më të mëdhenj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shifra që institucionet shtetërore i kane borxh kompanisë që bën shpërndarjen e energjisë elektrike shkon në 7.5 miliardë lekë, ose 75 milionë dollarë. Ndërkohë që konsumatorët familjarë kanë vlerën më të lartë të këtyre borxheve që shkon në 40 miliardë lekë. Ky është grafiku i gjendjes se borxheve që privatët, familjarët dhe institucionet shtetërore kanë ndaj kompanisë CEZ. Por pavarësisht kësaj ata të cilët paguajnë rregullisht janë edhe pjesa më e penalizuar e shoqërisë. Sadije Murataj është një qytetare, e cila paguan rregullisht faturat e energjisë edhe pse merr një pension modest prej 12 mijë lekësh. Ndërkohë që qytetarë të tjerë shprehen se ndien të zhgënjyer nga kompania që administron sistemin e shpërndarjes pasi shpesh i vijnë fatura të fryra të energjisë. Tomë Çomo është një prej këtyre rasteve, i cili ka paguar 12 mijë lekë çdo vit vetëm për dritat e shkallës së pallatit. Një nga qytetet që ka dhe përqindjen më të madhe të konsumatorëve debitorë është ai i Kukësit ku 96% e banorëve nuk paguajnë faturat e energjisë, ndërsa qyteti që ka përqindjen më të madhe të është Korça, ku vetëm 5% qytetarëve që nuk shlyejnë detyrimet. Niveli i arkëtimeve të kompanisë CEZ në dhjetor të 2013-ës arriti në 3.2 miliardë lekë ndërkohë që sasia e faturuar shkon në 4.5 miliardë. Një ditë më parë qeveria njoftoi ngritjen e nje task force që do të ketë vetëm një detyrë: të gjejë sistemin që do të detyrojë shqiptarët të paguajnë faturat. Si do të arrihet në ketë rezultat mbetet për t'u parë.

Recommended