Një treg pa konkurrencë, çmimet janë të fiksuara - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsumatori shqiptar sot paguan për mallra dhe shërbime çmime që jo vetëm janë më të shtrenjta se vendet e rajonit, por në disa raste edhe se vendet europiane. Por kjo është vetëm njëra ana e medaljes, ana tjetër është se shqiptaret në disa tregje kryesore siç janë, tregu i Hidrokarbureve, i Sigurimeve apo Tregu Bankar nuk kanë mundësi zgjedhjeje pasi çmimet janë gati të fiksuara. Dhe ky fakt ka bërë që Shqipëria të renditet në studimet e fundit, si një ndër vendet me kosto të shtrenjtë jetese, konkretisht në vendin e 174. Por edhe pse tregu është i lirë dhe ka më shume se një operator që ofron një shërbim të caktuar, serish në disa tregje vërehen tendenca për të ofruar të njëjtat çmime. Goditja e këtij fenomeni është sa e nevojshme aq edhe komplekse.
Recommended