Biçikleta e bardhë, simboli që ndjell ters - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një simbolikë e gabuar, në vendin e gabuar! Kjo biçikletë e bardhë, vendosur në hyrje të rrugës Pedonale të Shkodrës, ka habitur jo pak qytetarë e veçanërisht të huaj, të cilët e dinë domethënien e një objekti të tillë. Në Perëndim dhe jo vetëm, biçikleta fantazmë në një vend të caktuar, simbolizon ndarjen nga jeta në mënyrë aksidentale të  çiklistëve të ndryshëm ose njerëzve të thjeshte. Çiklisti i Vllaznisë, Ardit Vorfa, nuk fsheh habinë e treguar për këtë objekt, të vendosur në qytetin e Shkodrës, dhe që është larg simbolikes së vërtetë. Gjatë festave të fundvitit, bashkia e vendosi këtë objekt në rrugën Pedonale, si simbol të qytetit të biçikletave. Autori i kësaj nisme tregon se nuk e dinte domethënien e biçikletës së bardhë. Shkodra ka një traditë të hershme për përdorimin e biçikletës. Ky mjet është identifikuar dhe fokusuar nga Dinastia "Marubi" që në fotot e vitit1897. Mendohet se personi i parë që ka përdorur biçikletën në Shkodër ka qenë Konsulli i Nderit të Suedisë. Sot 25% e banorëve të Shkodrës janë përdorues të rregullt të biçikletës dhe në gjithë qytetin ka rreth 36 mijë mjetë të tilla. Për t'i dhuruar qytetit të biçikletave, objektin dhe simboliken e duhur, bashkia duhet të mendojë një zgjidhje larg asaj të vendosur në rrugën "Kol Idromeno"... ose ta lyejë atë me një ngjyrë tjetër.

Recommended