TVSH-ja e ilaçeve hiqet në prill, ankohen farmacistët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kush ka blere ilaçe ditët e para të këtij viti, nuk i ka gjetur ato me çmim të ulur. Edhe pse ishte premtuar se do të niste në janar heqja e TVSH-së 10% për medikamentet, ajo u parashikua në paketën fiskale të nisë nga data 1 prill. Drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë e argumentojnë këtë shtyrje me hyrjen në fuqi të listës së barnave të rimbursueshme, tre muaj më pas. Por vete farmacistët pohojnë se i kanë bërë tashmë furnizimet me çmim që përfshin TVSH-në dhe nuk mund t'i shesin më lirë ilaçet në prill. Ish-presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, propozon që heqja e TVSH-së të nisë që këtë muaj për ilaçet jashtë listës dhe në prill për ato me rimbursim. Heqja e TVSH-së për ilaçet pritet të ulë me 10% çmimin e tyre.

Recommended