Një familje në kushtet e varfërisë ekstreme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e moshuar quhet Bahrie Leka dhe ka ardhur pak vite më parë nga një fshat I Librazhdit në Leminot të komunës Pirg të Korçës. Një vit më parë ka humbur djalin në një aksident automobilistik dhe që nga vdekja e tij jeton në një varfëri ekstreme me tri mbesat jetime dhe nënën e tyre, e cila ka problem psiqike. Menuja kryesore në këtë familje janë turshitë, ndërkohë që shpesh mungon edhe mielli për të gatuar bukën, të cilën më të shumtën e rasteve ua falin fqinjët apo të afërmit. Por nuk është vetëm ushqimi shqetësimi më i madh i pjesëtarëve të kësaj familje jo vetëm të varfër por edhe fatkeqe. Fëmijët janë të gjithë të moshës nga 5 deri në 11 vjeç ndërsa as nëna e tyre nuk punon dot për shkak të problemeve me shëndetin. Siç shihet nga pamjet, edhe shtëpia nuk plotëson asnjë kusht për një jetë normale, ndërsa shiu dhe era, hyjnë brenda pa asnjë pengesë. Komuna nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar këtë familje të varfër dhe shumë të tjera në këtë zonë, ndërsa kryetari i saj, Naum Mujo, thotë se është munduar të sistemojë fëmijët në një fondacion. Në fshatin Leminot, por dhe fshatra të tjerë të komunës Pirg, vetëm 30 km larg nga qyteti i Korçës ka shumë familje që jetojnë në kushte të tilla të vështira. Ata vijnë kryesisht nga zona të thella dhe janë shpërngulur këtu pa pasur mundësi që të kenë tokë të mjaftueshme për tu marrë me bujqësi.

Recommended