Veliaj: Përmirësojmë kushtet ne konvikte - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në përmbushje të Paktit për Universitetin, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për rikonstruksionin e dy godinave të tjera në Qytetin Studenti, duke e çuar kështu në 8 numrin e konvikteve ku po punohet. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në dy godinat e vajzave. ?Jam shumë i lumtur që shikoj se si vlon puna në Qytetin Studenti. Kemi filluar me dy godina të reja. Për t?ju dhënë një ide, dy godina kanë 180 dhoma. Pra, kanë më shumë dhoma sesa një nga hotelet më të mëdha sot në Tiranë, me 5 yje. Do të thotë që rikonstruksioni i një godine studentore është thuajse i barabartë me rinovimin e një hoteli. Kur shikon që hoteleve private u duhen 2-3 vite ta sjellin në terezi një rikonstruksion, këtu po punojmë realisht në kushte spartane, dhe me një rendiment të jashtëzakonshëm. Kështu që dua të falenderoj kompanitë e tjera që po adoptojnë konvikte të ndryshme?. Veliaj tha se para se studentët të marrin pushimet e verës do ketë përfunduar puna në të gjitha ambientet e përbashkëta dhe më pas do te filloje ndërhyrja ne dhoma. ?Jam shumë entuziast sot që studentët do të largohen për pushimet e verës, me të gjithat konviktet e riparuara në pjesët publike, nyjet higjieno-sanitare, dushet, ambientet e përbashkëta, termoizolimin, suvatë, dhe lyerjen nga jashtë. Besoj se është një moment historik kthese për të ngritur një standard të ri të komunikimit me studentët, duke i parë jo si e ardhmja, por si e tashmja. Në fund të verës, një e treta e studentëve do të bëhen rezidentë të Tiranës, duke qenë se mbarojmë vitin akademik, dhe do të jetë kontribues, edhe me taksa, edhe me talent, edhe me pasion dhe energji të mirë, për qytetin tonë?. Deri më tani Bashkia e Tiranës, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm ka nisur rikonstruksionin e 8 konvikteve.

Recommended