Skandali, "Bankers" e 6 kompani s'paguajnë tatim-fitimi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania "Bankers Petrolium" ka një prodhim nafte bruto që arrin në 3 mijë ton në ditë. Nafta shitet në Bursat Ndërkombëtare me një çmim që luhatet deri në 500 dollarë / toni, që do të thotë, kjo kompani xhiron afro 1. 5 milion dollarë në ditë. Por a e besoni dot se "Bankers Petrolium" është një kompani që del me humbje??? Kjo kompani, së bashku me 6 të tjera që operojnë në fushën e kërkimit të naftës, nuk paguajnë tatim- fitim në buxhet, pasi deklarohen me humbje. Drejtori i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Dael Dervishi, thotë se kjo situatë do të ndryshojë në 2014. Kjo situate sa qesharake aq edhe e pazakontë, në kufijtë e skandalit, për 7 kompanitë,  funksion prej vitesh në tregun shqiptar, duke sfiduar çdo ligj dhe qeveri. Drejtori Dervishi, thotë se marrëveshja koncesionare duhet riparë, por mënyra se si ato janë hartuar duket e vështire për t'i ndryshuar. Ndërsa ka paralajmëruar një audit në këtë treg. Të 7 kompanitë e naftës, së bashku edhe me "Albpetrol", kane një prodhim vjetor që arrin ne 900 mijë ton në vit. Një sasi e konsiderueshme e pasurisë së nëntokës shqiptare, çka tregon se edhe qarkullimi vjetor arrin në miliarda lekë. Sipas drejtorit Dervishi, viti 2014, do ta gjej këtë treg me një rregullore të re, çka do t'i detyrojë kompanitë të jenë më transparente. Pak kohe më parë, kompania "Bankers" u gjobit nga Dogana, për shkak se ajo i ishte shmangur pagesës së akcizës, ndërsa Ministria e Industrisë ka nisur një verifikim në zonën e Zvarrëses ku operon "Bankers", lidhur me dëmtimin e shtëpive të banorëve. Dyshohet se nga shpërthimet që bën kompania për nxjerrjen e naftës, dëmtohen banesat, por një fakt i tille është mohuar nga kompania.