Dyndje njerëzish në Concord Center - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i tillë investim i ka munguar prej vitesh kryeqytetit dhe kjo shpjegon edhe fluksin e njerëzve në "Concord center". Por edhe tre dite pas hapjes, dyndja e atyre që vizitojnë qendrën është po ajo. Kurioziteti ja ka lënë vendin përfitimit nga ofertat që kanë përfshirë çdo dyqan të qendrës më të re tregtare. Duke qenë një popull që i japim rëndësi të veçantë ushqimit, është i kuptueshëm edhe ky numër i madh klientësh në hapësirat e supermarketit "Conad". Ai vjen për herë të parë me kënd të veçantë për bukën, që edhe ajo mban firmën italiane, duke nisur nga mielli i përdorur. Ajo që vumë re ishte shtrirja gjeografike e klientëve nga skajet e Tiranës. Për ata që banojnë pranë "Concord center", hapja e një aktiviteti të tille do ndihmojë zhvillimin në këtë zonë. Për të tjerët nuk është kurrë e tepërt të kursesh përmes ofertave. Menaxheret e "Conad" shpjegojnë se uljet nuk do të jenë vetëm në këto dite. Me moton si asnjëherë tjetër "Go tech" ofron elektroshtepiake cilësorë italiane dhe një game të gjerë produktesh të teknologjisë. Për herë të pareë vjen në Shqipëri linja e "Unigros", që ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra qytetarëve. "Concord center" i jep kështu një tjetër dimension një zone që deri më sot edhe pse pranë unazës së qytetit është perceptuar si periferike. Udhëtimi i qendrës sapo ka nisur, për të qenë më pranë banorëve dhe buxheteve familjare.