Abuzimet shumëmilionëshe të kompanive të naftës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompanitë që merren me kërkimin dhe nxjerrjen e naftës në vend duket se kanë qenë më të përkëdhelurat e qeverisë, pasi abuzimet e konstatuara prej tyre arrijnë në shifra marramendëse. Ministria e Energjetikes është në fazën e hartimit të një rregulloreje të re, ku kushti për vijimësinë e kontratave koncesionare është transparenca e shpenzimeve. Sipas të dhënave nga Albpetrol, në tetë vitet e fundit 1.5 miliardë dollarë janë shpenzime të deklaruara nga kompanitë e naftës, por të pafaturura. Nga ana tjetër sipas kësaj skeme, kompanitë nuk kane paguar tatim-fitimi në arkën e shtetit. Eksperti i hidrokarbureve, Vladimir Puka, thotë se ka ardhur koha që këto kontrata të lidhura vite më parë të rishikohen me tendencë rritjen e mbikëqyrjes nga shteti. Sipas të dhënave nga Albetrol, 35 punonjës të kësaj kompani janë larguar nga puna për shkak të dëmit të krijuar në këto vite. Ndërkohë që për ekspertët në kontrollin e këtij tregu, të gjitha hallkat kontrolluese kanë dështuar. Pak kohë më parë, prokuroria nisi hetimet për pesë zyrtarë të Albpetrol-it, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pas një kontrolli të KLSH-së, rezultoi se të 5 punonjësit, që ishin anëtar të komisionit ë Kolaudimit në Albpetrol, kanë marrë në dorëzim si të re një autosondë, e cila ishte jashtë funksionit me një vlerë prej 476 mijë dollarë. Një tjetër mashtrim është zbuluar në administratën doganore, ku një kompani i është shmangur pagesës së akcizës në dogane. Sipas të dhënave nga dogana, pas kontrollit që i është kryer subjektit në magazinat doganore në Fier, rezultoi se kompania që importon bitum dhe solar, i është shmangur detyrimit prej 28 milionë lekësh. Për këtë shkelje kompania është penalizuar me miliona lekë gjobe, ndërkohë që administrata tatimore i bën thirrje subjekteve që të zbatojnë ligjin për akcizat pasi të gjithë firmat do të jenë nën kontroll.

Recommended