Edhe 2 vjet kombëtare "De Biazi" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pas barazimit ne takimin e fundit eliminator kundër Qipros, tekniku Xhani de Biasi ka hequr çdo dyshim duke deklaruar se do te rinovoje edhe për dy vite te tjera me kuqezinjtë. Pasi beri një rezyme te këtyre eliminatoreve, tekniku italian deklaroi se tashme objektivi i qarte i kombëtares shqiptare është shkuarja ne finalet e evropianit te ardhshëm France 2016. Rruga e Shqipërisë ne këto eliminatore nga tekniku italian u përshkua me disa ndalesa eufhoria, dëmtimet, kondicioni fizik, presioni dhe fakti se shume lojtare qe vine nga ekipe te vogla nuk janë mësuar me arritjen e objektivave te mëdha. Gjate këtyre eliminatoreve Shqipëria grumbulloi 11 pike ne 10 ndeshje duke zëne vendin e parafundit ne grupin E. Në total, përfshi edhe takimet miqësore, italiani i udhëhoqi kuqezinjtë në 17 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 3 barazime dhe shtatë humbje, me një golavarazh 20-17.

Recommended