Piloti i "Formula Uno" viziton Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te apasionuarit pas garave te makinave me siguri e njohin. Është 23-vjeçari Jozef Kral nga Çekia dhe pilot i Formula UNO-s ne kategorinë e dyte. Larg pistës se garave, pa kostumin dhe makinën e tij, pak e kane njohur pilotin çek. Jo me larg se disa dite me pare piloti Kral bashke me një grup turistesh ceke ka vizituar Shqipërinë. I mrekulluar nga bukuritë e Alpeve siç thotë edhe vete, Jozef Kral ka shëtitur ne Bjeshke i veshur me kostumin e malësoreve shqiptare. Për Shqipërinë kisha dëgjuar pak dhe fjale jo te mira. Hyra ne internet dhe lexova për vendin tuaj. Por kur erdha këtu te them te vërteten u mrekullova nga bukuritë e natyrës. Shqiptaret me duken popull i dashur dhe shume mikpritës. Pasi ka pranuar shoqërinë e kamerës se Vizion Plus, piloti Josef Kral ka shëtitur ne vende te ndryshme te veriut te Shqipërisë. Pas Thethit ai ka vizituar Kalanë e Shkodrës e me pas ka zbritur ne bregdetin e Velipojës. Ne asnjë moment nuk fsheh përshtypjet e mira për Shqipërinë dhe mezi pret sipas Kral ti ndaje me miqtë dhe ata qe para këtij udhëtimi e frikësuan. Ne te ardhëm piloti i Formula Uno premton se ne veshjen e tij te garave do te stampoje flamurin shqiptar.

Recommended