Ulje taksash biznesit te vogël - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis faza e diskutimeve për modelin e ri te taksave ne vend. Vizion Plus zbulon një pjese te paketës se hartuar deri tani nga Ministria e Financave. Kështu, dy taksat për të cilat është vendosur të ndryshojnë janë taksa për biznesin e vogël që nga 10 do të bëhet 5%, ndërkaq që do të hiqet e TVSH-ja për ilaçet. Njëkohësisht me këtë financat po punojnë edhe me uljen e TVSH-së për produktet e shportës së ushqimeve dhe energjisë elektrike, por akoma nuk është vendosur se deri në çfarë mase do të jetë ky tatim. Burime nga ministria sqarojnë se për te kompensuar humbjet ne buxhet do te ketë rritje takse për disa produkte te tjera qe pritet te saktësohet se cilat janë. Ndërkohë pikërisht për te shmangur evazionin fiskal paralelisht me paketën fiskale ka nisur puna për ristrukturim te organeve që bëjnë kontrollin tatimor.