Pse përmbytet Tirana? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tiranës i mjaftuan te martën disa minuta shi për t`u përmbytur. Edhe pse zakonisht shiu është i shumëpritur pas thatësirës, ai është kthyer ne një rrezik potencial për rrugët e Tiranës. Sidomos pas rrebeshit, kryeqyteti kthehet ne një sipërfaqe te madhe ujore, qe do ore te tera te largohet. Ish kryetari i degës se ujësjellësit për Tiranën, Haxhi Shehu sqaron se fluksi i shiut i një dite me pare nuk justifikon situatën qe u krijua. Po pse përmbytet tani Tirana? Nëse e keni pare ndonjëherë me vëmendje faturën e ujit qe sjell ujësjellësi, aty gjeni një tarife te veçante për largimin e ujit te përdorur. Ajo ka te njëjtën sasi ne metra kub sa uji i pijshëm, por me çmim me te ulet. Ish-drejtori i ujësjellësit Mehmet Hasalami pohon se përmbytja është pasoje e keqmenaxhimit. Shiu i kësaj fillim vjeshte ishte thjesht një sinjal i pare, për t'i paraprirë situatave edhe me te renda qe mund te ofroje dimri me intensitetin e larte te reshjeve.

Recommended