Përmbytet nënstacioni i Zëmblakut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje i përkasin përmbytjeve në nënstacionin e Zemblakut në Devoll.Lumi që doli nga shtrati si pasojë e prurjeve të larta mbuloi jo vetëm fushën, por edhe gjithë zonën ku shtrihet vepra energjetike. Autoritetet thanë se situata erdhi për shkak të keqmenaxhimit, pasi nuk janë hapur në kohën e duhur portat e digës së Zemblakut që ndodhet mbi lumin Devoll.Dëmet janë të konsiderueshme si në toka bujqësore edhe në bizneset e zonës.Shtabi i Emergjencave është duke punuar për largimin ujit nga nënstacioni, i cili ka lanë pa energji elektrike të gjithë qindra familje.Përmbytje ka pasur edhe në fushën e Maliqit për shkak të prurjeve të mëdha te lumit Devoll. Ndërkohë, zonat turistike të Korçës si fshati Dardhë, Voskopoja si dhe fshatrat përreth janë pa energji.

Recommended