Shkolla e Dardhës mbyllet pas 90 vjetësh - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
90 vjet pas fillimit të mësimit të gjuhës shqipe në shkollën e Dardhës në Korçë, këtë vit shkollor ajo pushon së funksionuari. Tradita shumëvjeçare e mësimdhënies, e ngritur me kontributin e dardharëve të Amerikës, është ndalur, për shkak të largimit të banorëve të fshatit në emigracion. Vetëm katër fëmijë ka fshati Dardhë në moshë shkollore. Në mungesë të mësuesve, familjet e tyre janë të detyruar që gjatë vitit arsimor të marrin shtëpi me qera në Korçë ose në Bilisht për të shkolluar fëmijët. Për të shmangur rrënimin e godinës ish-mësuesit në sugjerojnë që asaj t'i ndërrohet destinacioni, por duke u ruajtur shenjat dalluese të ish shkollës, si p.sh. ky mbishkrim që tregon kohën e ndërtimit të saj. Drejtues të drejtorisë Arsimore të Korçës, të kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Vizion Plus, sqarojnë se vetëm për katër nxënës nuk mund të investohet në rikonstruksionin e godinës dhe as mund të emërohen mësues për zonën. Në këto kushte, jetëgjatësia e godinës 90-vjeçare e shkollës së Dardhës mbetet në vendimin e pleqësisë së fshatit në pronësi të së cilës ka kaluar ndërtesa.

Recommended