Fier dhe Korçe, dëme në bujqësi nga reshjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është dashur vetëm gjysme ore shi që miliona lekë investime në bujqësi të fermerëve fierakë të shkatërrohen plotësisht. Të dëmtuara nga breshëri dhe përmbytja janë serat me luleshtrydhe dhe pemëtoret në zonën e Kafarajt. Në total kjo zonë bujqësore ka 15 ha të mbjella me pemë e luleshtrydhe. Fermerët kërkojnë rindërtimin e rrjetit kullues dhe vaditës të dalë tërësisht jashtë funksionit nga ndërtimi i autostradës Levan- Tepelenë. Ndërsa fermerët e Korçës po shkojnë drejt falimentit për shkak të mbiprodhimit. Janë më shumë se 200 banorë të fshatrave pranë qytetit që çdo ditë mbërrijnë në tregun e shumicës por nuk shesin produktet e tyre. Kostos së prodhimit i shtohet ajo e transportit dhe magazinimit të mallit i cili pas daljes për tre ditë në treg përfundon në plehra. Por tregtarët e pakicës nuk pranojnë abuzimin me çmimin. Prodhimet bujqësore të zonës së Korçës eksportohen në vendet fqinj por mungesa e një mekanizmi grumbullimi dhe transporti të organizuar ka dëmtuar fermerët e zonës.

Recommended