Zgjedhjet ne fokus te bisedimeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesëmarrja e serbeve ne veri, ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen me tre nëntor është ne fokus te takimit te kryeministrave Thaçi e Daçiç ne Bruksel. Këtë fakt e ka konfirmuar vete kreu i qeverise ne Prishtine, i cili tha se për këtë ka marre dhe konfirmimin e ndërmjetësuese ne këtij takimi, zonjës Ashton. Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse organizohen për herë të parë në gjithë territorin e vendit ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët pa dallim etnik" tha Thaçi. Ndërkohë me herët edhe kryeministri serb Daçiç por dhe presidenti Nikoliç i ka bere thirrje serbeve ti drejtohen kutive te votimit me tre nëntor. Bisedimet ne Bruksel do te zhvillohet me 27 gusht. Teme tjetër qe do te shtrohet ne tryezën e bisedimeve është dhe çështja e telekomunikacionit për te cilën Prishtina dhe Brukseli, presin një përgjigje nga Serbia për prefiksin e ri te Kosovës.

Recommended