Vazhdon vjedhja e "rrugës" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjedhja e trafikndarëseve në aksin Fushe Krujë-Milot nuk ndalet. Vetëm brenda katër ditësh në këtë zonë janë vjedhur 60- 70 metra trafikndarëse. Vizion Plus ishte këtu ne datën 13 gusht për tu rikthyer sot. Ajo që konstatohet me sy të lirë është avancimi në drejtim të Fushe Krujës dhe të  Milotit e heqjes së trafikndarëseve. Me një përllogaritje të thjeshtë rezulton se çdo natë në këtë aks rrugor çmontohen 15 metra trafikndarëse. Vjedhjet e pjesëve metalikë  kanë filluar rreth një muaj më parë në Fushë Mamurras.  Edhe pse lehtësisht e dukshme, në policinë e Fushe Krujës, vjedhja nuk është denoncuar nga askush dhe nuk është nisur asnjë hetim për identifikimin dhe ndalimin e shkatërruesve të pronës publike. Pavarësisht se ligji është mjaft i qartë në nenin 155 që parashikon dënimin me gjobë deri në 15 vjet burg të autorëve të kësaj vepre penale, ai nuk mund të zbatohet në mungesë të hetimeve konkrete. Vjedhja e pjesëve metalike për tu shitur për skrap nuk ndalet në të gjithë territorin e vendit. Në shënjestrën e mbledhësve të skrapit janë kryesisht veprat publike deri tek hekurudhat dhe ujësjellësit.

Recommended