SHBA, 2.5 vjet burg ish-kongresmenit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ish-anëtar i Kongresit në SHBA, i cili dikur konsiderohej edhe si kandidat i mundshëm për President, është dënuar me 30 muaj burg, për keqpërdorim të fondeve elektorale. Ish-përfaqësuesi i shtetit të Ilinoisit në Dhomën e Përfaqësuesve, Xhesi Xhekson Xhunior, pranoi akuzat e ngritura në shkurt të këtij viti, për mashtrim me shumën e 750 mijë Dollarëve. Ai kishte përdorur fondet e Partisë Demokratike për blerjen e një ore të shtrenjtë, "Roleks", katër palltove dhe disa sendeve të tjera personale. Abuzimi me paratë eshte kryer gjate periudhes 2007-2009, ne fushatat per rizgjedhjen e tij. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me katër vjet burg të ish-ligjvënësit. Së bashku me Xhekson, u dënua me një vit heqje lirie edhe bashkëshortja e tij, Sandra. Ajo u akuzua për falsifikim të faturave të taksave. Pak para se të jepej vendimi, Xhekson mbajti një fjalim emocional, në të cilin u kërkoi falje amerikanëve, familjes së tij dhe të atit, i cili është një aktivist i shquar për të drejtat e njeriut në SHBA. Xhekson kërkoi që të falej nga gjykata, pasi sipas tij, krimet që ka kryer nuk kane shkaktuar viktima. Megjithatë, sipas gjykatësve, ish-kongresmeni ka mashtruar votuesit, dhe ka minuar procesin demokratik.

Recommended