Rreziku nga djegia e mbeturinave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndotjes së ajrit në Elbasan përveç shkarkimeve nga industritë përpunuese, i shtohet edhe djegia e mbeturinave. Në temperatura tepër të larta, tymi që vjen nga fusha e grumbullimit fare pranë qytetit është mbytës. Banorët e zonës përreth thonë se janë të detyruar të mos hapin as dyert dhe as dritaret për shkak të erës së rëndë që vjen nga fusha e grumbullimit të plehrave. Problemi është i mbartur ndër vite dhe banorët tregojnë se u është premtuar zgjidhje disa here,por ne te kundërt, problemi vetëm rendohet. Mbeturinat po u afrohen shtëpive dhe kanë ndotur në mënyrë të pakthyeshme, përroin, që kalon mes per mes zonës së banuar dhe ku pinë ujë bagëtitë e kafshët e tjera shtëpiake. Por ndotja nga mbeturinat nuk mbetet vetëm tek ajri dhe tek uji. Biologu Ahmet Mehmeti shpjegon substancat kancerogjene, që shkakton djegia e mbeturinave, dhe qe janë shkatërruese për shëndetin e njeriut. Problemi i trajtimit të mbeturinave në qytetin e Elbasanit do të gjente zgjidhje vetëm me ndërtimin e landfildit për përpunimin e tyre , por bashkia nuk ka fonde për këtë projekt.