Muzeu i Vlorës i pavizitueshem, mungojnë stendat - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Për një shumë prej 3 milion lekësh Muzeu Historik i qytetit të Vlorës edhe për këtë sezon turistik mbetet i pavizitueshëm. Pas rikonstruksionit total të godinës që është Monument Kulture i Kategorisë së Parë, fondi prej më shumë se 200 objektesh arkeologjike qëndron në tokë pasi mungojnë stendat e ekspozimit. Projekti për vendosjen e tyre kapte vlerën e 6 milion lekëve, gjysmën e kësaj vlere e ka financuar bashkia e qytetit, ndërsa gjysma tjetër pritet nga ministria e linjës. Po ashtu, kushtet në të cilat mbahen objektet arkeologjike rrezikojnë ruajtjen e tyre. Një numër i vogël turistësh të huaj vizitojnë vendin tonë gjatë sezonit veror për plazhet. Sipas agjencive turistike, interesi i tyre është i përqendruar tek turizmi kulturor. Pamundësia për të vizituar muzeun që tregon historinë e Vlorës nuk pritet mirë prej tyre. Tashmë pritet që miratimi i fondit të nevojshëm për funksionalizimin e muzeut historik të Vlorës të bëhet pas muajit shtator me formimin e qeverisë së re.

Recommended