Mungojnë vrojtuesit e plazheve në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Jemi në prag të nisjes së sezonit turistik, por bashkitë duket se nuk i kanë marrë ende masat që nevojiten. E tillë është situata në bregdetin e Vlorës, ku kullat e vrojtimit, presin vrojtuesit për ofrimin e sigurisë në plazhe. Trajneri i vrojtuesve për Vlorën, Perparim Kamberaj i kërkon bizneseve dhe bashkisë që të marrin masat sipas ligjit, lidhur me sigurinë ne plazhe. Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues i. Sipas ligjit, nuk do të jepet leje nga Bashkia për shfrytëzimin e plazheve, pa patur në kontratën e punës edhe vrojtuesin. Vitin e kaluar përgjatë bregdetit te Vlorës shërbyen rreth 100 vrojtues për ndihmën e parë duke shpëtuar jetën e personave që ishin ne rrezik.

Recommended