Vlorë, tritol banesës së Kollozit - Vizion Plus - News, Lajme

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
http://www.twitter.com/VizionPlusTv
http://www.facebook.com/vizionplustvpage

Nje sasi lende eksplozive ka shpërthyer pranë banesës se kandidatit Demokrat për Vlorën, Ardian Kollozi. Ngjarja është shënuar rreth ores 03:00 te mëngjesit te se shtunës, ne katin e dhjete te nje pallati pranë kryqëzimit "Rinia". Nga shpërthimi nuk ka patur te lënduar por vetëm deme materiale. Pas mbërritjes ne vendin e ngjarjes, policia ka mbledhur provat, ndërsa nuk ka lene kamerat t'i afrohen pallatit. Burime nga policia bëjnë te ditur se lenda eksplozive e llojit tritol, mendohet te kete qene 200 deri 500 grame. Ajo është vendosur ne shkallet e katit te dhjete pranë banesës se zotit Kollozi. Nga shpërthimi i fuqishëm jane shkaktuar thyerje xhamash, dëmtime dyersh dhe te mjeteve përkuar përreth pallatit. Policia ende nuk ka nje piste te qarte per ngjarjen ndërsa jane shoqëruar ne komisariat disa persona, te cilet pasi jane marre ne pyetje janë lënë te lire. Hetuesit kane marre filmimet e kamerave te bizneseve përreth zonës per te evidentuar lëvizjet e personave. Eksperte nga Tirana kane mbërritur ne mëngjes ne qytetin e Vlorës per te përshpejtuar hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, partia demokratike e Vlorës e ka cilësuar ngjarjen, nje akt terrorist me prapavije politike. Ngjarja ka krijuar panik tek banorët e pallatit ku jeton kandidatit të PD-së, Ardian Kollozi por disa kate me poshte mësohet se banon edhe kandidati i Levizjes Socialiste per Integrim, Shkelqim Selami.

Recommended