Shpërthimi me tritol në Nikël, policia identifikon autorët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Krujës në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur mbrëmjen e të martës në Nikël.Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë personat e përfshirë në shpërthimin me tritol të bërë në mobilerinë e shtetasit E.C..Sipas policisë janë vënë në pranga shtetasi D.Xh., si autor i dyshuar; dhe shtetasi B.K.. Ndërsa identiteti i dy personave të shpallur në kërkim nuk është bërë I ditur për arsye hetimore.Policia ka bërë me dije gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. u gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa.Por krahas këtyre arrestimeve, në prangat e policisë së Krujës ka rënë dhe një shtetas I shpallur në kërkim kombëtar.Sipas policisë së Krujës ai është shteasi Xh.K., I cili ishte dënuar nga gjykata e Krujës me burg.

Recommended