Ndërkombëtaret dhe kriza në KQZ, vjen në Tiranë Mur - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Drejtori për Europën Qëndrore dhe Juglindore në Departamentin e Shtetit Xhonatan Mur mbërrin në Tiranë, për të ndërhyrë për zgjidhjen e krizës në KQZ. Në axhendën e kësaj vizite, që duket se ka një rol kyç për fatin e procesit të 23 qershorit, janë parashikuar të martën në orën 8 30 të mëngjesit një takim me liderin e opozitës Edi Rama dhe në mesditë me kryeministrin Berisha. Nuk ka ende një konfirmim nëse përfaqësuesi lartë i Uashingtonit do të ketë një dalje për mediat në fund të vizitës në Tiranë. Por ndersa nga Departamenti amerikan i shtetit, zyrtari i larte qe mbulon çështjet e Shqipërisë, Mur është nisur ne mënyrë te posaçme me mision KQZ-në, ambasadori i OSBE në Shqipëri, Volfarth ne mënyrë te pakuptueshme, e ka quajtur plotësimin e trupës se KQZ-së thjesht një dëshire te tij, por jo nje apel nga ana e organizatës qe përfaqëson. Ndërsa kryetarja e KQZ, Lefterije Lleshi tha se megjithëse me kater anëtarë dhe pa përfaqësimin e opozitës në këtë institucion, përgatitja e zgjedhjeve nuk ka bllokuar vendimmarrjet. Zonja Lleshi nuk ka përmendur këtu, vendimet qe duhet te merreshin me raportin e votave 5 me 2, si ngritja e qendrave te votimit. Të enjten kryeministri Berisha ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, për votimin e 3 ligjeve dhe amnistinë fiskale, por duke lënë jashtë, te paktën deri tani zgjidhjen e krizës në KQZ.

Director for Central and Eastern State Department Jonathan Moore arrives in Tirana, to intervene to resolve the crisis in the CEC. On the agenda of this visit, which seems to have a key role in the fate of the process June 23, are projected to Tuesday at 8 30 am a meeting with opposition leader Edi Rama and Prime Minister Sali Berisha to noon. There is still no confirmation whether Washington's high representative will have an exit to the media at the end of his visit to Tirana. But while the U.S. State Department, senior issues covering Albania, Moore is explicitly based on the CEC mission, OSCE Ambassador to Albania, Wollfarth in order to comprehend, the body called the CEC meeting 's just one of his desire, but rather an appeal by the organization you represent. As head of the CEC, said that although Lefterije Leshi with four members and no opposition representation in the institution, the preparation of elections has not block decisions. Ladies Leshi not mentioned here, the decisions to be taken by the ratio of 5 to 2 vote, as the establishment of polling stations. On Thursday, Prime Minister Sali Berisha has called an emergency parliamentary session to vote on three laws and fiscal amnesty, but leaving out, at least so far resolving the crisis in CEC.

Recommended