PS-ja kundër aktit normativ - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Bashkite e majta ngrëne alarmin se do te hynë ne kolaps pas aktit normative te qeverise qe ndalon grantet pushtetit vendor deri sa te kompensohen borxhet qe ujesjellesat I kane CEZ-it.. sipas kryebashkiakeve. Vangjush Dako i Durrësit argumenton se bashkia qe ai drejton nuk e ka marre ende ujësjellësin ne administrim, ndërkohe qe detyrohet ti laje borxhet. Ndërsa Stefan Çipa, kryetari i bashkise se Sarandës jep demin buxhetor që i riskohet qytetit bregdetar nga ky akt. Për sekretarin e pushtetit vendor në PS Bashkim Fino, rreziku i cenimit të autonomisë vendore është dhe për bashkite demokrate. Duke mos qene kundër në parim për të paguar faturat ndaj CEZ , ai shton se kundërshtia e PS lidhet me mënyrën si u mor ky akt, nxitimthi dhe pa konsultim. Tjetër pikë që u kundërshtua fort nga PS ishte mënyra sesi u votua një ditë më parë në parlament. Më 69 vota për socialistet është shkelje e rregullores se kuvendit, ndërsa për demokratët është arritur shumica e cilësuar, kur prezent ishin 121 deputet. Por socialistet i referohen dy vendime të Gjykatës Kushtetuese në të cilat është analizuar kuorumi i nevojshëm që duhet në Kuvend për votimin te tillë. Rasti për Zamir Podën, kandidatin e Presidentit të Republikës për anëtar të Gjykatës së Lartë dhe ai për deputetin socialist, Ilir Beqja."Gjykata Kushtetuese çmon ne këto raste se një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij dhe si rrjedhojë nuk ndikon në procesin e votimit në Kuvend, nuk duhet të llogaritet në konceptin 'shumicë e të pranishmëve' për efekt të kuorumit të votimit. Nëse do të pranonim të kundërtën, atëherë do të prodhohej një rritje artificiale dhe e pajustifikuar e kuorumit, gjë e cila nuk është në përputhje me qëllimin e ligjvënësit", do të shprehej Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj për Ilir Beqjen.