Xhirimi i filmave për 48 ore - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
"Vizion Plus", media partner i edicionit te dyte te Festivalit "Tirana 48 Hours Film Project", zbulon se si 18 grupe xhirimi realizuan për dy dite nga një prodhim te shkurtër filmik.
Me një teme qe ngjante me thrillerin, një student nga Mali i Zi, tregon se si ka fjetur vetëm 2 ore, për shkak te limitit kohor. Por, bashke me kineastet profesioniste, ne këtë edicion te dyte te festivalit qe organizohet nga Robert Aliaj, kane marre pjese edhe amatore. Një rast i tille është edhe ai i Genci Shehut, i cili edhe pse psikolog me profesion adhuron kinemanë. 10 janë filmat me metrazh te shkurtër, te cilët arritën te plotësonin kriterin e pare: përfunduan filmin brenda 2 ditëve. Tashme nis faza e dyte e konkursit, qe do te përzgjedhë fituesin ne fundjave mbi bazën e cilësisë.
Recommended