Gati njësia policore “Fast”, 24 orë në gatishmëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kohët e fundit jo pak persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, madje edhe në kërkim ndërkombëtar kanë arritur t?i shpëtojnë policisë duke u përfshirë edhe në ngjarje të rënda kriminale.Por një strukturë e veçantë enkas për këtë kategori pritet të ngrihet në policinë e shtetit. Bëhet fjalë për njësinë policore e cila do të quhet ? Fast ?. Sipas burimeve nga uniformat blu per krijimin e kësaj strukture qe do të jetë pjesë e rrjetit europian të njësive aktive të kërkimit po punohet prej muajsh me partnerët ndërkombëtarë. Rreth 50 efektivë të specializuar , disa prej të cilëve nga radhët e ushtrisë mësohet se do të jenë pjesë e kësaj njësie që mendohet ti kalojë në varësi sektorit të forcave operacionale.Projekti ENFAST ka si qëllim që të rrisë sigurinë në Bashkimin Europian, duke përmirësuar eficencën e bashkëpunimit të policisë të finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e kriminelëve të kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe që kanë kryer krime të rënda.ENFAST i miratuar në Këshillin e Europës në vitin 2013 është një rrjet operatorësh policorë, aktivë 24 orë në 24, në gjendje që të veprojë menjëherë për lokalizimin dhe arrestimin e të kërkuarve.

Recommended