Policia ne gatishmeri per votimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 7 mijë efektivë policie janë këtë të dielë në terren me detyra konkrete për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.Jashtë çdo qëndre votimi do të ketë 1 ose 2 polic për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë procesit ndërsa në zonat ku ka informacione se mund të ketë probleme do të ketë forca shtesë në gadishmeri per nderhyrje.Krahas uniformave blu edhe prokuroria prej datës 21 qershor ka kaluar në gadishmëri. Me urdhër të prokurores së përgjithshme të përkoshme Arta Marku, prokuroreve dhe oficereve të policise gjyqesore u është kërkuar të hetojnë me prioritet krimet zgjedhore.Në udhëzim kërkohet që prokurorët të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me sallat operative të policisë në çdo qark.Ekperti për cështjet e sigurisë Arjan Dyrmishi thotë per vizion plus se policia ta menaxhojë situatën por mbetet per tu parë sjellja politike.Një tablo krejt tjetër shikon këtë të djelë ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj sipas të cilit nësë do të ketë incidente masive, policia e ka të pamundur të sigurojë të gjitha qëndrat e votimit.Për të plotësuar mungesën e efektivëve në rrethe shumë polic nga kryeqyteti janë transferuar përkohësisht me detyra në këto zona ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar edhe forcat e kufirit dhe policisë rrugore. Për të patur sa më shumë efektivë policie në dispozicion , objektet e rendesise se veçante i kanë kaluar në ruajtje përkohësisht forcave të ushtrisë.

Recommended