Dritero Agolli mbush 80 vjeç - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Nuk ishte një e enjte e zakonshme për Dritero Agollin. Nuk është supersticoz por pikërisht ne 13 tetor shkrimtari feston 80-vjetorin e lindjes. E gjetëm ne shtëpi me bashkëshorten Sadijen, ndërsa djali dhe nusja prisnin e përcillnin vizitore.
Nuk ishim te paret dhe as te fundit, qe uruam nga afër shkrimtarin. Këtë na e tregoi vete Driteroi, por edhe dhuratat e lulet, e mbërritura qe herët. Ajo qe e emocionoi me tepër, padyshim ishte buqeta me 80 gonxhe te kuqe nga vajza, përqafimet e te birit dhe nuses se tij. Tani qe ka hyre ne te 80-at, shkrimtari rrëfen se kurrsesi nuk është i lodhur dhe as i dobët. Madje jetëgjatësinë Dritero Agolli, ia dedikon punës se tij, familjes dhe ne veçanti bashkëshortes Sadijes, e cila i ka qëndruar gjithmonë ne krah. Edhe pse duart i dridhen nga vitet qe sot u bene plot 80, Dritero Agolli tregon, se sa te këtë jete nuk do ta ndale krijimtarinë. Por edhe njerëzit e mëdhenj kane pika te dobëta. Për shkrimtarin e shquar te 50 titujve dhe dhjetëra shkrimeve ne publicistike dobësia e tij janë nipërit dhe mbesat e sigurisht me te vegjlit, qe pret ti kthen nga shkolla. E ndërsa ne largohemi, duke i uruar serish jete te gjate, ne shtëpinë e shkrimtarit kane mbërritur e presidenti i Republikës, Bamir Topi, zyrtare te tjerë dhe kryetari i Bashksie, Lulezim Basha. Akademia e Shkencave i ka kushtuar këtë te enjte një aktivitet te veçante, 80-vjetorit te lindjes se shkrimtarit Dritero Agolli. Pas kumtesave te studiuesve, shkrimtareve apo miqve, Agolli vete me humor, e ka konsideruar këtë ditëlindje te 80 një moment heroizmi. I pyetur nga mediet, se çfarë po ndodh me veprën e kujtimeve te tij, shkrimtari është përgjigjur se nuk ka nder mend ta shkruaje atë. Mes urimeve te miqve apo kolegeve, gjate aktivitetit ne akademinë e shkencave ka mbërritur edhe një tufe lule e dërguar nga kryeministri Berisha për shkrimtarin. Ditën e premte, pritet te promovohet edhe një botim me një pjese te madhe te intervistave te Dritero Agollit nder vite.

It was an ordinary Thursday for Dritero Agolli. Not exactly but we supersticoz writer October 13 celebrates 80-th anniversary of the birth. The house found in Sadijen wife, son and daughter while waiting for the convey guests.
Were not the first nor the last, which closely uruam writer. This showed us Driteroi itself, but also gifts of flowers, Received that early. She was thrilled with the addition, was undoubtedly bouquet of 80 red bud girls, hugs of his son and daughter. Now that it has entered into the 80-s, the writer confesses that it is never tired or weak. Even Dritero Agolli life, dedicates his work, family and especially his wife Sadijes, which has always stood at the side. Even though his hands shaking from the years that today became full of 80, Dritero Agolli shows that while this life does not stop creativity. But even great men have weak points. For outstanding writer of 50 degrees and tens of fiction writing in his weakness and grandchildren are of course the little ones, who ...

Recommended