Nëndetësja 105 bën 60 vjeç - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nëndetësja 105, një pjese e rëndësishme e historisë së marinës shqiptare, tashme bën 60 vjet. Ky përvjetor mblodhi në bazën e Pashalimanit oficerë të lartë që kanë shërbyer në Brigadën e nëndetëseve të Flotës Luftarake detare. Në tetor të vitit 1958, nëndetësja 105, ne ate kohe me emër Tufani, nisi lundrimin e pare se bashku me të tjera qe përbenin ne total kater mjetet nënujore të Marinës shqiptare. Petrit Myftiu, ish komandant dhe pjesëtar i këtij lundrimi, solli kujtimet e tij nga ajo ditë. Komandanti i forcës detare shqiptare, gjeneral major Ylber Dogjani vlerësoi kontributin e ish ushtarakeve në ndërtimin e Marinës. Nëndetësja 105, qëndron sot ne bazën e Pashalimanit. Që prej vitit 2015, pas restaurimit, ajo është shpallur monument kulture.

Recommended