Aleanca Kuq e Zi, maratonë aktivitetesh - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Nën sloganin "Maratona Kuq e Zi", Aleanca Kuq e Zi që kundërshton hapur nisjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, nga data 1 tetor ka ndërmarrë një kalendar aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit. Një nga përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, avokati Ardit Çollaku, deklaroi se qëllimi i maratonës së kuqezinjve është promovimi dhe mbrojtja e vlerave kombëtare dhe historike kudo që jetojnë shqiptarët, në trojet e tyre dhe në diaspore. "Maratona Kuq e Zi" do të përmbyllet në Festën Kombëtare të Pavarësisë, në 28 Nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Nëpërmjet kësaj maratone Kuq e Zi, Aleanca do të krijojë edhe degët e saj, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë ata që janë krenarë që janë shqiptarë. Aleanca Kuq e Zi i bën apel të gjithë qytetareve me kombësi shqiptare pavarësisht kombësisë, por që në gjakun e tyre rrjedhin ngjyrat kuq e zi të bashkohet me këtë mision historik për të promovuar dhe mbrojtur integritetin e kombit shqiptar.

Recommended